Vucic ‘nxehet’ në përvjetorin e bombardimeve të NATO’s: Jemi aq të fortë sa të mos i bie ndërmend askujt të na sulmojë më

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot përuroi shtatoren e Veljko Radenovic, nënkolonel i policisë serb që kishte sulmuar Rahovecin më 1998’n me njësitin special të policisë. Këtë person që ka lindur e jetuar në Kosovë, e punoi deri më 1999 në nënshtrimin e fqinjëve të tij shqiptarë në Kosovë, Vucic e ka shpallur hero serb, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti serb Vucic i ka mëshuar fort nacionalizmit serb tash që ka fushatë zgjedhore dhe duke e parë ngjarjet në Ukrainë. S’lëshoi rastin as sot të përurojë shtatoren e nënkolonelit në policinë serbe e komandant i njësitit special Veljko Radenovic.

Vucic në lëvdatat për këtë person gjeti hapësirë të nxjerrë paralele ende dhe të lartësojë veten dhe të shtojë ca kërcënime.

“Ne si shtet gjendemi në një prej situatave më të rënda historike, nuk e dimë se çfarë na sjellë nata, e çka mëngjesi të nesërmen. Por gjithsesi e dimë se politika jonë duhet të jetë një e paqes, stabilitetit, kurrë s’kërkuam diçka më shumë se ajo që na takon. Do të kemi mjaftueshëm mençuri dhe trimëri të mbrojmë atë që është e jona” porositi Vucic.

“Jo që do të sulmoni dikë, por që askujt kurrë më mos t’i shkoj as ndërmend që këtë shtet ta sulmojë. Kemi çfarë të mbrojmë” tha Vucic./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeRajoni