Vuçiq: E pranuam marrëveshjen, ROSU tërhiqet nga veriu dhe nuk kthehet më

Aleksnadër Vuçiqi ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me situatën e fundit në veriun e Kosovës.

B92serb, citon Vuçiqin të ketë thënë se me këtë marrëveshje ‚ROSU tërhiqet nga veriu dhe aksione të tilla nuk do të përsëriten më‘.

Ai ka thënë se bashkë me ROSU-në do të ‘hiqen edhe barrikadat në kufi‘.

„Tërheqja e ROSU-së është një indikatorë se aksione të tilla nga shqiptarët do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244 është shenjë se mund të garantohet siguria për serbët në Kosovë‘, ka thënë ai.

Vuçiqi ka thënë se Serbia konfirmon se e ka pranuar marrëveshjen në Bruksel, ashtu siç ka deklaruan edhe nga Bashkimi Evropian për ‚de-eskalimin e situatës në veri‘.

„Mendoj se kemi arritur një kompromis dhe jam i lumtur sepse është i rëndësishëm sa i përket anës tonë“, tha Vuçiqi

Kategoritë
LajmeRajoni