Vuçiq flet për ‘komunitetin politik evropian’ të propozuar nga Macron

Beograd, 4. juna 2021. - Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic obratio se javnosti. Posle posete specijalnog predstavnika Evropske unije za dijalog Beograda i Pristine i druga regionalna pitanja Zapadnog Balkana Miroslava Lajcaka i specijalnog predstavnika Stejt departmenta za Zapadni Balkan Metjua Palmera, predsednik Vucic govori o Kosovu i Metohiji, predstojecim pregovorima u Briselu, napretku Srbije na evropskom putu, razgovoru sa predstavnicima opozicije, vaznim drzavnim pitanjima i svom ucescu na sednici Saveta bezbednosti 8. juna ove godine. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, më 10 maj, ka komentuar propozimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, i cili më 9 maj, potencoi nevojën për një version të ri të Bashkimit Evropian.

Duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Macron tha se ai përkrah një lloji të ri të “komunitetit politik evropian” që do të t’ua mundësonte vendeve jashtë BE-së, duke përfshirë Ukrainën dhe Britaninë, që t’i bashkohen “vlerave evropiane”.

Vuçiq deklaroi se nuk ka biseduar me presidentin e rizgjedhur të Francës për më shumë se një muaj dhe se nuk do të ndërhyjë në mënyrat e vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian.

“Do të doja të dëgjoja se cili është plani i tij përfundimtar që të mund të deklarohem”, tha Vuçiq pas një ceremonie zyrtare të hapjes së një fabrike të shisheve të ujit të gazuar në Serbi.

Ndryshe, Macron tha se “komuniteti politik evropian” do të jetë i hapur ndaj kombeve demokratike evropiane që u përmbahen vlerave thelbësore të BE-së në fusha të tilla si bashkëpunimi politik, siguria, bashkëpunimi në energji, transport, investime në infrastrukturë apo lëvizjen e njerëzve.

“Anëtarësimi në këtë organizim nuk do të paragjykonte domosdoshmërisht anëtarësimin e ardhshëm në BE”, tha Macron.

Vijon një debat publik për shërbimin ushtarak në Serbi

Duke iu përgjigjur pyetjes për bërjen e shërbimit ushtarak obligativ, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se debati publik për kthimin e detyrimit për shërbimin ushtarak është ende i hapur dhe se mund të ndodhë që propozimi i tij të mos miratohet.

“Debati thjesht është i hapur, merreni me qetësi, mos nxirrni përfundime. Ndoshta do të vendoset, ndoshta jo, thjesht thashë atë që mendoj për të. Unë jam pro, por do të shohim se si do të vendoset. Ka argumente pro dhe kundër, por ky është shtet demokratik dhe gjithçka duhet diskutuar”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se si do të dukej shërbimi ushtarak, sa do të zgjaste dhe cilat pjesë të popullsisë do të detyroheshin t’i bashkoheshin ushtrisë, Vuçiq tha se tani duhen disa muaj për të paraqitur të gjitha argumentet relevante për këtë çështje.

“Do të shohim. Dhe nëse më pyesni për ato gjëra teknike, nuk e kam idenë. Por nuk e kam idenë”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq tha më 9 maj se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe kanë formuar grupe punuese të cilat janë duke analizuar të gjitha segmentet lidhur me rikthimin e shërbimit të rregullt ushtarak.

“Siç tha presidenti Vuçiq, Serbia është një vend neutral ushtarak dhe si i tillë unë besoj se duhet të ketë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ashtu siç e kanë Austria dhe Zvicra. Vendosja e shërbimit mbi të gjitha do të forconte aftësitë mbrojtëse të vendit tonë [Serbisë]”, tha Stefanoviq.

Më 6 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se propozon që në Serbi të vendoset shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjasë 90 ditë

Kategoritë
BotaLajme