Vuçiq: Kurti nuk e kupton realitetin, mendon se bota ka lindur kur ai ka fituar zgjedhjet

Beteja verbale politike mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq nuk ka të ndalur.

Ky i fundit sot për mediat serbe ka përmendur sjelljen e Kurtit pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se ai po sillet siurse bota të kishte lindur më atë datë, shkruan lajmi.net.

“Kam kuptuar nga deklaratat e Kurtit se ai nuk e kupton mirë realitetin, por mendon se bota ka lindur kur ai ka fituar zgjedhjet. Ai thotë se është e rëndësishme të bisedohet, por Prishtina nuk do kompromis”, thotë Vuçiq.

“Kurti nuk e kupton realitetin”, Vuçiq tha kur u pyet edhe për deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës në “Le Monde” se Vuçiq e konsideron Kosovën si territor të Serbisë dhe se synon kthimin aty. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeRajoni