Vuçiq: Nuk e nënshkruajmë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë e tha ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Pos kësaj ai tha se ka pak hapësirë për marrëveshje kompromisi, pasi që qysh në 2011 kufiri u vendos në Jarinje dhe pala tjetër, pra ajo kosovare nuk përmbush obligimet dhe flet vetëm për njohje.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Ai tutje ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.

Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

Kategoritë
LajmeRajoni