Vuçiq takohet me ambasadoren kineze, flasin për situatën në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadoren e Kinës në Serbi, Chen Bo.

Vuçiq dhe ambasadorja kineze diskutuan për situatën në veri të Kosovës, me ç`rast Chen Bo deklaroi se “qëndrimi i palës kineze në çështjen e Kosovës është konsistent dhe i qartë”.

“Pala kineze i kushton vëmendje të veçantë situatës aktuale të tensionuar në veri të Kosovës”, tha diplomatja kineze.

Presidenti serb e falënderoi Kinën për siç thuhet mbështetjen e ofruar, shkruan B92.

Kategoritë
LajmeRajoni