Vuçiq vazhdon me pretendimet se ndërhyrja e NATO-s ishte agresion mbi serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të pretendojë që ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 në Kosovë ishte agresion mbi popullin e tij.

Madje, ai në përvjetorin e 23-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s iu tha të gjithë atyre që kanë ndihmuar Kosovën që është më mirë që të heshtin sesa të jenë krenarë. I pari i Serbisë shkon edhe më tutje dhe thotë se të njëjtit duhet të turpërohen.

“Nuk na bindin dot. Kam parë që disa sot flasin triumfalisht për sukseset e tyre nga viti 1999. Mesazhi im për ta është që më mirë të heshtin. E kam fjalën për të huajt që morën pjesë në agresionin e tmerrshëm ndaj vendit tonë”.

“Po ashtu duhet të turpërohen paksa dhe të gjejnë një vend ku t’i luten Zotit për të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm dhe fëmijë të shumtë që i vranë këtu”, tha ai, raporton Tanjug

Kategoritë
BotaLajme