VV-ja paralajmëron kallëzim penal për Komunën e Prishtinës lidhur me objektin e LDK-së, thotë është pa leje

Asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me, siç thanë ata, ndërhyrjet pa leje në selinë Lidhjes Demokratike te Kosovës.

Asamblisti Beqiri, tha para gazetarëve se pas kërkesës së grupit të VV-së për qasje në dokumentet publike dhe vonesave nga organet përkatëse, dje ka pranuar një e-mail me përgjigjen për ligjshmërinë e renovimit të selisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, në kompleksin, te hapësira “Qafa”, ndërhyrjet e këtij subjekti në kryeqytet edhe kësaj radhe janë të jashtëligjshme.

Sipas VV-së, shkeljet procedurale të subjektit në fjalë janë si në vijim:

Pala nuk ka pasur pëlqimin e banorëve-pronarëve të njësive banesore të ndërtesës kolektive ku janë kryer punimet;

Muret e jashtme, pra ku është intervenuar, shkallët, korridoret dhe hapësirat tjera të përbashkëta në bashkëpronësi të banoreve duhet të ketë paraprakisht pëlqim edhe nga banorët;

Vendimi për refuzim është i vlefshëm edhe nëse ai është nxjerr jashtë afatit përderisa pala nuk ka shfrytëzuar mjetet juridike, siç është ankesa për kundërshtimin ndaj këtij vendimi dhe ndonjë organi tjetër e që në këtë rast është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, e që nuk e ka shfuqizuar të njëjtin.2

Kategoritë
LajmeVendi