VV në Podujevë: Vëzhguesi jonë është ndaluar ta bëjë punën, organet kompetente të merren me rastin

Në Podujevë janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin e kësaj komune.

Kur kanë kaluar gati tre orë prej që janë hapur edhe qendrat e votimit, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë thotë se menaxheri i qendrës së votimit 1830 në Metehi ka ndaluar vëzhguesin e Vetëvendosjes që të kryejë detyrën e tij prej vëzhguesi.

“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes dega në Podujevë.

Ndërkohë që Vetëvendosje ka ftuar organet kompetente të merren me rastin.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë”, thuhet në reagim.

 

Kategoritë
LajmeVendi