Western Union pezullon operacionit në Rusi dhe Bjellorusi

“Ne i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar për të shprehur shpresën e sinqertë për një zgjidhje diplomatike dhe paqësore”, tha në një deklaratë kompania globale e transferimit të parave

Western Union pezulloi operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri në rritje të bizneseve që janë tërhequr nga rajoni pas luftës së Moskës kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar për të shprehur shpresën e sinqertë për një zgjidhje diplomatike dhe paqësore”, tha në një deklaratë kompania globale e transferimit të parave.

“Ndërkohë, prioritetet tona mbeten mirëqenia dhe siguria e punonjësve tanë, si dhe vazhdimi i mbështetjes së popullit të Ukrainës, duke përfshirë refugjatët në rritje që kërkojnë siguri”, shtoi Western Union.

Kategoritë
BotaLajme