Xhaferoviç merr kryesimin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës

Sipas Kushtetutës së vendit, Shefik Xhaferoviç do të marrë detyrën e kryetarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës për një periudhë tetë mujore.

Nga sot, detyrën e kryesuesit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, sipas parimit të rotacionit, do ta marrë anëtari i Kryesisë së BeH-së nga radhët e popullit boshnjak, Shefik Xhaferoviç.

Xhaferoviç do të marrë detyrën e kryesuesit për një periudhë tetë mujore, ndërsa kryesuesi i mëparshëm ishte Zheljko Komshiç, anëtar i Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit kroat.

Ky rotacion bëhet në bazë të Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës në lidhje me Rregulloren për punë të Presidencës së BeH-së.

Kategoritë
LajmeRajoni