Xhaka afër nënshkrimit të kontratës së re me Arsenalin

Granit Xhaka pritet të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin, së paku deri më 2024.

Kontrata aktuale e 28 vjeçarit përfundon në 2023, shkruan skysports, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht interesimit të Romës për të nënshkruar me Xhakan, nuk u arrit një marrëveshje në mes dy klubeve.

Ndërsa mund të duket se është një kthesë nga Arsenali, mendohet se trajneri Mikel Arteta kurrë nuk donte ta linte të shkonte, pasi e kishte bindur më parë që të qëndronte në janar 2020.

Pas humbjes miqësore para-sezonale të së dielës ndaj Chelsea, në të cilën Xhaka shënoi golin e Arsenalit,

Arteta tha: “Xhaka po qëndron. Ai donte të luante. Ai është një lojtar kyç për ne.”

Arsenali është gjithashtu i interesuar të nënshkruajë me James Maddison nga Leicester City dhe ende po monitoron situatën e Martin Odegaard në Real Madrid.

Kategoritë
LajmeSport