Ylli i Man Unitedit i hapur për kalimin te Barcelona

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani është gati të mbajë negociata me Barcelonën për transferimin e mundshëm në afatin e janarit.

Uruguaiani ka shënuar 17 gola për “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar dhe pritej që të vazhdonte të ishte në kreun e skuadrës edhe për këtë vit.

Por, rikthimi shokues i Cristiano Ronaldos ka ndikuar në minutazhën e futbollistit, derisa rrallë herë që ka luajtur shkak i prezencës së portugezit.

Sipas Sport, 34-vjeçari dëshiron largimin në janar dhe të provojë një ligë të re para pensionimit.

Raportohet se Cavani është gati të pranojë propozimin e Barcelonës nëse i premtohet që do luajë rregullisht. Katalunasti janë të dëshpëruar për të transferuar një sulmues pasi Sergio Aguero u pensionua sot shkaku i problemeve në zemër.

Cavani është i hapur për t’u larguar muajin e kaluar, por mbetet të shihet nëse do pranojë zbritjen e pagës prej 250 mijë euro në javë.

Kategoritë
LajmeSport