Ylli i serialit televiziv “Tarzan”, Joe Lara, humb jetën në aksident ajror

Aktori amerikan dhe gjashtë pasagjerë të tjerë dyshohet se kanë vdekur pasi avioni u zhyt në liqen.

Aktori amerikan Joe Lara, ndryshe i njohur për rolin në serialin amerikan “Tarzan: “The Epic Adventures”, humbi jetën në moshën 58-vjeçare gjatë fundjavës së bashku me gjashtë pasagjerë të tjerë në një aksident ajror në shtetin e Tenesit, në SHBA.

Aeroplani i tyre Cessna C501 u zhyt në Liqenin Percy Priest pranë qytetit Smyrna pak pasi u ngrit nga Aeroporti Rutherford Country i Smyrna-s rreth orës 11:00 të mëngjesit të shtunën afër Nashville, sipas mediave lokale.

Së bashku me aktorin ishte dhe gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se asnjë udhëtar nuk supozohej se kishte mbijetuar dhe se janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Lara gjithashtu u shfaq në filma aksion si Sunset Heat, American Cyborg: Steel Warrior, Final Equinox dhe Doomsdayer dhe serialet televizive Baywatch dhe Conan.

Kategoritë
BotaLajme