Yuri Kim takohet me Ramën e Xhaçkën: Të koordinuar me NATO-n, për ti kërkuar llogari Rusisë

Ambasada amerikane bën me dije se ambasadorja Yuri Kim është takuar sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në njoftim thuhet se fokusi i diskutimit ishte lidhur me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Kështu bëhet me dije se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe gjetkë për të kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj.

“Ambasadorja Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Rama & Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe gjetkë për të kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale.”

Kategoritë
LajmeRajoni