“Z.Pinokio, veç po shkon duke sharru”, Ganimete Musliu i reagon sërish Faton Pecit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar sërish ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas përplasjes së sotme në seancën e Kuvendit.

Musliu përmes një postimi në Facebook e ka quajtur “z.Pinokio” ministrin Peci duke thënë se po manipulon me datën kur është anuluar thirrja për grante për fermerët.

Musliu tutje i tha Pecit se “veç po shkon tu sharru”, pasi ky i fundit i reagoi përmes një postimi ku publikoi vendimin në fjalë.

“Z.Pinokio ti nuk je veq rrenc ti je edhe manipulant. Vone je me manipulim te dates. Perveç meje tash me këtë deshmi e kanë edhe qindra fermer.Veç po shkon duke sharru. Krimet kibernetike duhet te merren me ty manipulant, rrenc mashtrues”, ka shkruar Musliu.

Kategoritë
LajmeVendi