Zbardhen disa nga detajet e vrasjes së shkencëtarit iranian Muhsin Fahrizade

Kanë filluar të zbardhen edhe detajet e vrasjes së Muhsin Fahrizade, i cili konsiderohej si babai i punimeve bërthamore të Iranit.

Kanë filluar të zbardhen edhe detajet e vrasjes së Muhsin Fahrizade, i cili konsiderohej si babai i punimeve bërthamore të Iranit.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” pretendoi se atentati ishte kryer me një armë automatike të telekomanduar, ndërsa argumentoi se nuk kishte asnjë element njerëzor në atentatin në vendin e ngjarjes.

Pretendohet se të premten pasdite (27 nëntor), Fahrizade po voziste me gruan e tij në makinën e tij të blinduar nga Mazenderan në drejtim të Demavend. Disa kilometra nga vendi i ngjarjes, një nga tre makinat shoqëruese u largua për të kontrolluar destinacionin.

Pas kësaj me të arritur në Absed ndaj makinës së Fahrizade u hap zjarr nga distanca. Fahrizade ndaloi dhe doli nga automjeti, duke menduar që e shtënën me armë është një tingull që vjen nga automjeti.

Zjarri u hap nga rreth 150 metra me një automatik të telekomanduar të fiksuar në një kamionçinë blu të parkuar në anë të rrugës. Fahrizade u godit nga tre plumba.

Ndërkaq truproja i tij, i cili e mbrojti shkencëtarin iranian, u godit nga disa plumba.

Kamionçina u u hodh në erë nga një bombë e telekomanduar. Truproja i tij vdiq në vendin e ngjarjes ndërsa Fahrizade ndërroi jetë në spital.

Ministria e Inteligjencës së Iranit tha se ata kishin detaje të reja në lidhje me sulmin dhe se do t’i publikojnë së shpejti.

kushte anonimiteti që bën transmetime në gjuhën arabe në Iran, deklaroi se ka prova që Izraeli ishte i përfshirë në vrasjen e Fahrizade.

“Regjimi sionist përdori elementë antiiranianë për vrasjen e Fahrizade. Armët e përdorura në sulmin terrorist janë armë të kontrolluara nga sateliti prodhim izraelit” tha ai.

Feridun Abbasi, kryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë, tha se vrasja e Fahrizade do të ndryshojë strategjinë bërthamore. Në mesin e opsioneve ndodhen pasurimi i uraniumit 20 për qind, tërheqja nga marrëveshja bërthamore dhe deportimi i inspektorëve ndërkombëtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike janë në tryezë.

Ndërkohë, Fahrizade, një shkencëtar bërthamor i cili vdiq si rezultat i atentatit ndaj tij, u varros në kryeqytetin Teheran.

Kategoritë
BotaLajme