Zbulohet arma e re në luftën kundër kancerit

Shkencëtarët nga Britania kanë zhvilluar një test gjaku që mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit te njerëzit me simptoma më të pashpjegueshme, si lodhja dhe humbja e peshës, etj. Nëse vërtetohet, testi mund të lejojë që pacientët me kancer të diagnostikohen më herët, kur ata kanë më shumë gjasa t’i përgjigjen trajtimit dhe të identifikojnë se kush mund të përfitojë nga aksesi i hershëm në barnat e krijuara për të trajtuar kancerin.

Ekzaminimi gjithashtu mund të tregojë nëse sëmundja është përhapur në trup. Sipas Dr. James Larkin nga Universiteti i Oksfordit, “problemi që kemi pasur në të kaluarën është se nëse pacientët me simptoma atipike kanë kancer, ai kancer është vazhdimisht në rritje dhe kur shkojnë te mjeku kanceret shpesh janë mjaft të avancuara.

Edhe pse është e vështirë të dihet saktësisht se sa njerëz bëjnë pjesë në këtë kategori, ka të ngjarë të ketë dhjetëra mijëra pacientë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar” tha ai. Testi i ri përdor një teknologji (NMR), e cila zbulon nivelet e molekulave të vogla të quajtura metabolitë në gjak.

Në studimin e publikuar në revistën Clinical Cancer Research, Larkin dhe kolegët analizuan mostra nga 300 pacientë me simptoma jo specifike por të lidhura me kancerin, si lodhja dhe humbja e peshës, dhe zbuluan se testi zbuloi saktë kancerin në 19 nga 20 personat që kishte sëmundjen.

Testi nuk mund të identifikojë ende llojin e tumorit kanceroz, por ky është qëllimi përfundimtar i studiuesve. Testi ishte gjithashtu në gjendje të dallonte pacientët me kancer të lokalizuar ose metastatik me një saktësi prej 94%, duke e bërë këtë test gjaku të parin që mund të zbulojë nëse kanceri është përhapur.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi