Zbulohet varianti Delta i koronavirusit në Bosnjë dhe Hercegovinë

Pacientja me variantin Delta së fundmi ka ardhur nga Spanja

Në Bosnjë dhe Hercegovinë është rastisur në variantin “Delta” të koronavirusit (COVID-19), i cili u zbulua për herë të parë në Indi dhe transmetohet më lehtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, varianti Delta është zbuluar në një mostër të marrë nga një grua nga qyteti Megjugorje në pjesën jugperëndimore të vendit.

Siç raportohet, pacientja me variantin Delta së fundmi ka ardhur nga Spanja.

Bosnjë dhe Hercegovinë në periudhën e fundit ka shënuar një rënie të rasteve të reja me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi raportoi 15 të infektuar dhe asnjë viktimë. Që nga fillimi, në vend janë regjistruar mbi 205 mijë raste dhe 9.667 të vdekur.

Kategoritë
LajmeRajoni