Zëdhënësi i Kryeministrit izraelit poston video të rreme për sulmet e Hamasit

Doli në shesh që një video e postuar nga Ofir Gendelman, një zëdhënës i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se bëhet fjalë për “një imazh të raketave të shkrepura nga Gaza” u filmua në Siri në vitin 2018.

Doli në shesh që një video e postuar nga Ofir Gendelman, një zëdhënës i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se bëhet fjalë për “një imazh të raketave të shkrepura nga Gaza” u filmua në Siri në vitin 2018.

Gendelman, i cili shërbeu si zëdhënës për mediat arabe në Zyrën e Kryeministrit Izraelit, postoi një video në Twitter në arabisht.

“Këtu është një provë e re e qartë: Terroristët e Hamasit vazhdojnë të lëshojnë me qëllim raketa nga zonat e banuara në Gaza. Ky është një krim i tmerrshëm lufte”, shkruan Gendelman në mesazhin e shoqëruar me video.

Ai gjithashtu pretendoi që një e treta e raketave të lëshuara ndaj Izraelit kanë rënë në Rripin e Gazës, duke vrarë civilë palestinezë, përfshirë fëmijët.

Disa përdorues arabë në mediat sociale u vunë re shpejt se videoja nuk ishte aq e re sa pretendoi Gendelman dhe u xhirua në vitin 2018.

Gazetarja siriane Zaina Erhaim postoi një version të videos në fjalë të publikuar në YouTube në qershor 2018.

Ajo postoi një mesazh me hashtagun “Fake News”.

“Një zëdhënës i Kryeministrit izraelit postoi një video të vjetër të marrë në Deraa të Sirisë, tre vjet më parë, duke pretenduar se ishte filmuar në Gaza. Videoja origjinale është xhiruar në vitin 2018”, shkruan gazetarja siriane.

Një video në YouTube e postuar nga gazetarja sirian thotë se raketat u lëshuan nga ushtria siriane në Deraa.

Kategoritë
BotaLajme