Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Kalın: BE-ja është “e pafuqishme dhe pa plan”

“BE ka mungesë të vizionit për të formësuar marrëdhëniet me Turqinë. Jam kurioz përse nuk kemi mundur të shënojmë përparim në asnjë fushë. Arsyeja e kësaj nuk mund të jetë vetëm Turqia”, tha Kalın

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın tha se Bashkimi Evropian është i “pafuqishëm dhe pa plan”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thuhet se Kalın ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me BE-në.

Kalın në një deklaratë për gazetarët tha se BE-ja ka mungesë të vizionit për të formësuar marrëdhëniet me Turqinë. “Jam kurioz përse nuk kemi mundur të shënojmë përparim në asnjë fushë. Arsyeja e kësaj nuk mund të jetë vetëm Turqia. BE është e ‘pafuqishme dhe pa plan'”, deklaroi Kalın.

Ai ka lavdëruar bisedimet që zhvilloi presidenti Recep Tayyip Erdoğan në Samitin e NATO-s dhe ka nxjerrë në pah takimet dypalëshe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zëdhënësi Kalın kritikoi rezultatet në Samitin e BE-së lidhur me Turqinë, thuhet në lajmin në të cilin tërhiqet vëmendja se Kalın ka theksuar se këto rezultate “janë shumë nën nivelin e pritshmërive” të Ankarasë.

Më tej Kalın ka bërë të ditur se duhet të pritet samiti që do zhvillohet në shtator por që edhe pritshmëritë këtu janë shumë të vogla.

Krahas kësaj ai foli për kancelaren Merkel duke thënë se ajo është një politikane me largpamësi strategjike dhe se nuk e di se kush do ta pasojë atë pasi ajo të largohet. Kalın gjithashtu ka refuzuar kritikat lidhur me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit.

Faktin që BE-ja, gjatë tre viteve të ardhshme dëshiron të sigurojë vetëm një miliard euro në vit për mbështetjen e refugjatëve sirianë që ka strehuar Turqia, Kalın e cilëson si zhgënjyes dhe rikujton se 3.7 milionë sirianë jetojnë në Turqi pa numëruar miliona njerëz që janë të zhvendosur nga vendet e tyre në korridoret nën kontrollin e Turqisë në Siri dhe se përveç kësaj janë edhe qindra mijëra refugjatë nga vende të tilla si Afganistani.

BE-ja nuk ka përmbushur premtimin e saj

Zëdhënësi Kalın tha se kërkesat nuk janë në lidhje vetëm me buxhetet dhe shifrat por në të njëjtën kohë edhe në lidhje me pjesëmarrje të drejtë politike, ku BE-ja nuk ka përmbushur afrimin që ka premtuar në marrëveshjen e parë për migracionin në vitin 2016.

Më tej ai tërhoqi vëmendjen se kjo përfshin formatet e bisedimeve të nivelit të lartë, rinegocimin e Unionit Doganor të vjetëruar dhe përjashtimin e vizave.

Kategoritë
BotaLajme