Zekaj: Vettingu në drejtësi duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kurti

Ylli Zekaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi ka thënë se procesi i Vettingut në drejtësi nuk mund të kryhet për periudhë të shkurtët kohore.

“Duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kurti që të hyjë në procesin e Vettingut. Vetëm një Vetting i thellë mund ta përmirësojë sistemin e drejtësisë që e kemi dhe duhet filluar nga lart poshtë, duke planifikuar edhe zëvendësimet me kohë të gjyqtarëve dhe prokurorëve jashtë sistemit gjyqësor”, është shprehur Zekaj, transmeton Klan Kosova.

“Një Vetting i mirëfilltë mund të bëhet vetëm me anë të amandamentimeve kushtetuese ku do të krijohej baza për krijimin e ligjit të vecantë – Ligjin për Vetting”.

Kategoritë
LajmeVendi