Zelensky: Gjatë luftës me Rusinë janë rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë ukrainas

“Po hapin zjarr ndaj fëmijëve, grave dhe punonjësve të kishave në korridoret e evakuimit”, tha presidenti i Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se gjatë luftës që vazhdon me Rusinë janë rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë ukrainas.

Nëpërmjet video-konferencës, Zelensky mbajti një fjalim në takimin e Këshillit të Evropës.

Ukraina asnjëherë nuk ka dashur luftë theksoi Zelensky, i cili shtoi se prej një muaji ndodhen nën bombardime në territoret e tyre.

Presidenti ukrainas theksoi se gjatë luftës janë rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë ukrainas dhe tha se “Nuk e dimë se ku janë fëmijët tanë”.

Gjithashtu dhe autokolonat e ndihmave janë nën zjarr u shpreh Zelensky, duke shtuar se “Po hapin zjarr ndaj fëmijëve, grave dhe punonjësve të kishave në korridoret e evakuimit”.

Kategoritë
BotaLajme