Zelensky kritikon Perëndimin: NATO i frikësohet Rusisë

“NATO është hipnotizuar nga Rusia”, kjo është një ndër deklaratat që presidentit i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri sot në takimin online me liderët evropianë në Londër.

Zelensky ka shprehur zhgënjimin e tij nga NATO për refuzimin për të zbatuar zonën e ndalim fluturimit në Ukrainë.

Në një video-telefonatë drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës Estonisë dhe Finlandës, Zelensky tha se NATO është “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

“Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytete paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e e sotëm u bombarduan me dhjetëra të vdekur”, u shpreh Zelensky para liderëve evropianë.

Kategoritë
BotaLajme