Zelensky në OKB: Ushtarët rusë vranë dhe torturuan veç për qejf

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që pjesëtarët e ushtrisë ruse dhe ata që dhanë urdhra për sulme të gjykohen për krime lufte.

Ai gjithashtu i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai pret që rusët “të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e tyre” në Ukrainë.

Ata do të thonë se ka versione të shumta, versione të ndryshme, është e pamundur të përcaktohet se cili prej atyre versioneve është i vërtetë”, tha ai, duke folur përmes një përkthyesi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ata madje do të thonë se videot që u publikuan janë gjoja të inskenuara, por tani është vit 2022”.

Zelensky tha se kanë prova edhe nga imazhet satelitore që tregojnë se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë sulmeve në Bucha, duke shtuar “ne mund të kryejmë hetime të plota dhe transparente”.

Kategoritë
BotaLajme