Zelensky: Ukraina ka mbetur e vetme përballë agresionit rus

Presidenti i Ukrainës ka thënë se vendi i tij ka mbetur i vetëm përballë agresionit rus pasi Kremlini filloi një pushtim në shkallë të gjerë duke vrarë më shumë se 130 ukrainas në ditën e parë, shkruan The Guardian

Në një fjalim drejtuar kombit pak pas mesnate, Volodymyr Zelenskiy tha:

“Ukraina ka mbetur e vetme përballë agresionit rus.  Kush është i gatshëm të luftojë përkrah nesh?

Nuk ka asnjë. Kush është i gatshëm t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO?

Të gjithë kanë frikë.

Zelenskiy tha se 137 ukrainas, si personel ushtarak dhe civil, janë vrarë që nga fillimi i sulmit të enjten ndërsa 316 janë plaogosur, tha ai. Presidenti shtoi se ai dhe familja e tij do të qëndrojnë në Ukrainë, pavarësisht se Rusia e identifikoi atë dhe famijen e tij si objektin kryesor.

Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit. Unë do të qëndroj në Ukrainë së bashku me familjen time.

Unë jam objektivi kryesor i qeverisë ruse, ndërsa familja ime objektivi i dytë.”

Kategoritë
BotaLajme