Zelensky: Ukraina nuk është dorëzuar

Në një video të postuar në Twitter të shtunën në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo raportim se Ukraina është dorëzuar, në një postim të titulluar “Mos u besoni gënjeshtrave”.

“Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto”, tha ai.

“Kjo është ajo. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës”, vijoi Zelensky.

Në një postim tjetër në Twitter, ai tregoi se sapo kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë”, shkroi ai. “Koalicioni kundër luftës po funksionon!”.

Kategoritë
BotaLajme