Zelenskyy: Në përpjekjet për çlirimin e qytetit Mariupol ekziston mundësia e ndërmjetësimit të Turqisë

Në përgjigje të pyetjes mbi mundësinë e një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti Zelenskyy tha se pala ruse duhet të veprojë shpejt për të organizuar një takim.

Duke përmendur përpjekjet për çlirimin e qytetit Mariupol, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka theksuar ndërmjetësimin e mundshëm të Turqisë.

Zelenskyy vizitoi qytetin ukrainas Bucha, i cili u çlirua së fundmi nga Rusia. Atë që ndodhi në këtë qytet, presidenti ukrainas i quajti “krime lufte”.

“Kjo absolutisht është krime lufte dhe gjenocid, sepse mijëra njerëz vranë këtu”, tha Zelenskyy.

Në përgjigje të pyetjes mbi mundësinë e një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti Zelenskyy tha se pala ruse duhet të veprojë shpejt për të organizuar një takim.

Ai theksoi se vonesa e procesit të negociatave do të përkeqësojë situatën për Rusinë.

“Ekziston mundësia e ndërmjetësimit të Turqisë në këtë mision special në Mariupol”, tha Zelenskyy, duke shtuar se çështja mund të sqarohet në ditët ose orët në vijim.

Ai gjithashtu përsëriti se Ukraina do të vazhdojë negociatat me Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, sot vizitoi qytetin Bucha, ku trupat ukrainase thuhet se kanë gjetur trupa të civilëve, pas tërheqjes së trupave ruse.

Dje, prokurorja e përgjithshëm e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se 410 trupa të civilëve u gjetën në zonat në rajonin më të gjerë të Kievit.

Ndërkohë, qeveria ruse ka mohuar se trupat e saj kanë vrarë civilë gjatë tërheqjes nga qytetet afër Kievit. Gjatë një takimi me zv/sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB)për çështjet humanitare, Martin Griffiths, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, tha se pamjet e civilëve të vrarë janë inskenuar.

Lufta ruse kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, është pritur me zemërim ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që po zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas të dhënave nga OKB-ja, të paktën 1.340 civilë janë vrarë dhe rreth 2.100 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithatë shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4.1 milionë ukrainas gjithashtu kanë ikur në vendet fqinje, ndërkohë me miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Kategoritë
BotaLajme