Zgjedhjet lokale, LVV ende pa asnjë kandidat të zyrtarizuar

Nga sot (10 korrik) e deri me 18 gusht, votuesit nga diaspora kanë mundësi të regjistrohen për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Disa nga subjektet politike si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje

E, për dallim nga partitë e përmendura më lartë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave.

LVV para disa ditësh kishte shtyrë afatin e pranimit të kandidaturave nga Këshillat e qendrave, në mënyrë që kandidatët e interesuar të kenë edhe një mundësi shtesë. Ky afat ka përfunduar ditën e premte, (9 korrik), mirëpo nga LVV ende nuk është bërë asnjë njoftim rreth zyrtarizimit të kandidatëve.

Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, por që të njëjtit deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.

Më poshtë gjeni kandidatë e zyrtarizuar deri tani:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Përparim Rama – Prishtinë

Gazmend Muhaxherri – Pejë

Anton Quni – Prizren

Hyrie Dobrunaj – Deçan –

krem Hyseni – Pudujevë 

 Ardian Shala – Suharekë

Imri Ahmeti – Lipjan

Burim Berisha – Fushë Kosovë 

Sokol Haliti – Viti

Xhafer Tahiri – Vushtrri

Mehmet Krasniqi – Obiliq

Burim Krasniqi – Rahovec

Kujtojmë LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 

Shaqir Totaj – Prizren

Agim Aliu – Ferizaj

Uran Ismaili – Prishtinë 

Ramiz Lladrovci – Drenas

Sami Lushtaku – Skenderaj 

Naim Ismajli – Shtime

Besim Ilazi – Kaçanik

Shaban Shabani – Dragash

Rrahim Ternava – Fushë Kosovë

Murtez Zekolli – Suharekë

Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)

PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Agron Kuçi – Junik

Ardian Gjini – Gjakovë

Ali Krasniqi – Obiliq

Bali Muharremaj – Suharekë

Bashkim Ramosaj- Deçan

Bekë Berisha – Istog

Besnik Tahiri – Podujevë

Daut Haradinaj – Prishtinë 

Faton Jakupi – Kamenicë

Mensut Ademi – Vushtrri

Rrustem Berisha – Pejë

Smajl Latifi – Rahovec

Zenun Elezaj – Klinë

Kategoritë
LajmeVendi