Zhbllokohen punimet, nis të shtrohet shtresa e parë e asfaltit në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Pas një bllokimi të gjatë të punimeve, këtë të martë kanë rifilluar e asfaltimit të magjistrales nga Podujeva në drejtim të Prishtinës.

Konkretisht asfalti po shtrohet në fshatin Penuhë të Podujevës.

“Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi”, thuhet në kumtesë.

“Gjatësia e këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, dy mijë e 840 metra në të dy korsitë”.

Kategoritë
LajmeVendi