Zhduket avioni Indonezian, peshkatarët gjetën pjesët e avionit

Autoritetet indoneziane kanë konfirmuar se një Sriwijaya Air Boeing 737-500 u rrëzua në det dhe ekipet e shpëtimit tashmë po gjejnë pjesë të rrënojave.

Ministri indonezian i Transportit tha se avioni u rrëzua në det, raporton BBC.

Buda Karya Sumadi tha se avioni u rrëzua jo shumë larg nga një ishull afër.

“Peshkatarët vendas ishin ndër të parët që panë objekte duke rënë në ujë rreth ishullit Male dhe ishullit Lancanga, ata thanë se ndienin dridhje tokësore pasi avioni u rrëzua pranë një vendbanimi në Lancanga,” thanë autoritetet lokale.

Sipas informacionit të fundit, në aeroplan ishin 56 pasagjerë.

Një zëdhënës i Ministrisë Indoneziane të Transportit tha se fluturimi SJ182 po nisej nga Xhakarta për në Pontianak dhe se kontakti humbi kur avioni ishte mbi Detin Java.

Kategoritë
BotaLajme