Zhvillimet në veri, Stoltenberg bisedon me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mediat serbe raportojnë se temë diskutimi e kësaj bisede kanë qenë zhvillimet në veri të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia nuk ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit ose Rezolutën 1244 dhe as nuk e rrezikoi në asnjë mënyrë ruajtjen e paqes”.

“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës i cili po kryhet nga Prishtina, ka vazhduar për shtatë ditë dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare heshtin me zë të lartë”.

Temë diskutimi ishin edhe helikopterët dhe aeroplanët e paidentifikuar që janë parë kohë pas kohë tash e disa ditë në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

“Befas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në ‘territorin e Serbisë qendrore’, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare të miratojë atë”, ka thënë Vuçiq.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni