Zjarr i madh në një depo masive në Lubjanë, angazhohen 150 zjarrfikës – pamje nga vendi i ngjarjes

Herët në mëngjes një zjarr i madh ka përfshirë një depo masive në Lubjanë.

Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë në orën 04:00 dhe pak para orës 10:00 është lokalizuar, ndonëse zjarri është ende intensiv.

Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi hekurudhor drejt Gorenjskës, ndërsa komunikacioni në autostradën Gorenjska ka qenë i vështirë.

Disa rrugë pranë vendit të zjarrit janë të mbyllura, shkruan N1.

Shuarja e zjarrit, sipas të dhënave të policisë, është ende në vazhdim, ndërsa zjarrin po e shuajnë më shumë se 150 zjarrfikës. Deri më tani, të paktën dy të tretat e objektit janë djegur.

Kategoritë
LajmeVendi