Zjarr i madh në një stacion metroje në Londër

Një zjarr i madh ka përfshirë një stacion metroje në Londrën qendrore. Ndërkohë, dëshmitarët janë shprehur se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

“Tymi ka mbuluar zonën. Nën stacion ka shumë dyqane dhe restorante të vegjël që tani janë të mbuluara nga tymi i zi. Ambulancat dhe ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, ka shkruar në rrjetet sociale një dëshmitar.

“Ka njoftime për tym të dendur, i cili u pasua nga një shpërthim,” ka shkruar një tjetër.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se ata morën një telefonatë në 13:43 (koha lokale) për të ndërhyrë në një zjarr që shpërtheu në një garazh, pranë stacionit.

70 zjarrfikës dhe dhjetë automjete zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Kategoritë
BotaLajme