Një zjarr shpërtheu në zonën pyjore pranë Rrethit Yeniköy në Manavgat të Antalias rreth orës 12:00
Shkaku i zjarrit, i cili u rrit gradualisht me efektin e erës, ende nuk është përcaktuar.
Ekipet e zjarrfikësve të Drejtorisë së Operacioneve Pyjore Manavgat dhe Komunës Metropolitane të Antalisë u dërguan në rajon për t’iu përgjigjur zjarrit dhe ekipet ajrore gjithashtu mbështetën përpjekjet e shuarjes.
Guvernatori i Qarkut Manavgat Mustafa Yiğit tha në një deklaratë mbi këtë temë, “Zjarri po lëviz drejt vendbanimeve. Disa shtëpi në lagjet Evrenseki, Kalemler dhe Yeniköy u evakuuan për shkak të zjarrit.”