“Zjarri jashtë kontrollit në Greqi”, mbi 150 shtëpi të djegura, evakuohen banorët në Evia

Situata e zjarreve në Greqi mbetet kritike. Së fundit vatrat e zjarrit kanë përfshirë disa zona në Evia, duke u përhapur nga një fshat në tjetrin.

Përkatësisht flakët janë duke u përhapur drejt fshatrave Kalamoundi, Kourlouli dhe Skepasti.

Në komunën Mantoudi në Evia janë djegur të paktën 150 shtëpi, njoftoi nënkryetari i Mbrojtjes Civile Argyris Liaskos, ndërsa bëri thirrje për më shumë mjete ajrore pasi zjarri po bëhet i pakontrollueshëm.

“Situata është shumë e vështirë. Zjarri është bërë i pakontrollueshëm”, theksoi ai.

Ndërkohë 95 zjarrfikës me 35 automjete, katër grupe këmbësore janë aktivizuar në operacionin e shuarjes së zjarrit , ndërsa dy avionë dhe një helikopter janë duke ndërhyrë nga ajri.

Gjithashtu disa fshatra janë evakuuar, ndërsa banorët e kanë kaluar natën në shtëpitë e atë afërmve apo në hotele. Situata në Evia mbetet kritike pasi shumë vendbanime janë djegur dhe disa të tjerë janë në rrezik./i.k/abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme