Zv.ministri i mbrojtjes tregon se e kujt ishte ideja për formimin e Fondit të Sigurisë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha se krijimi i Fondit të Sigurisë ka qenë ide e moçme e Lëvizjes Vetëvendosje.

Syla në emisio0nin “Frontal” në T7 ka deklaruar se krijimi i një fondi për siguri është dhënë si ide qysh në vitin 2019 nga Komiteti për Siguri brenda VV-së.

E këtë ide ai tha se e konkretizoi me nënshkrim kryeministri Albin Kurti.

“Ne edhe më herët në kuadër të platformës që e kemi pasur në VV, ne qysh në 2019, kur unë e udhëhiqja sektorin e sigurisë në VV. E kemi pasur si ide për të krijuar Fondin në të ardhmen po ta marrim Qeverinë. Fati e deshi që ne e morëm Qeverinë dhe Albini e firmosi atë vendim. Është vërtet diçka e mirë për neve, meqë e kemi menduar që është e domosdoshme”, deklaroi Syla.

Ai tha se kontributi në Fondin e Sigurisë është shumë i rëndësishëm për të forcuar institucionet e sigurisë në vend.

“Qeveria e ndau një shumë të mirë për ushtrinë e Kosovës, por Fondi Sigurisë ka një vlerë më të madhe për sigurinë në Kosovë. Ka segmente të rëndësishme që kanë nevojë për buxhet në mënyrë që të sigurojnë sigurinë në Kosovë”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi