Zv.ministri rus i Mbrojtjes: NATO përgatitet për konfrontim

Zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandër Fomin thotë se NATO vazhdon kursin konfrontues ndaj Rusisë.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin tha se NATO synon të “përgatitet për një konflikt të armatosur në shkallë të gjerë” me vendin e tij.

Në konferencën që organizoi në Moskë me atashetë ushtarakë të vendeve të huaja në Rusi, Aleksandr Fomin vlerësoi aktivitetin e NATO-s.

Kohët e fundit NATO ka ndërmarrë hapa për ta ndalur Rusinë,- u shpreh Fomin ndërsa shtoi se vendi i tij ka ndërmarrë shumë iniciativa për të krijuar ndërveprim me NATO-n pas Luftës së Ftohtë (1947-1991).

Aleksandr Fomin argumentoi se Rusia i ka çarmatosur kufijtë e saj perëndimorë dhe është gjithmonë e gatshme të “krijojë marrëdhënie partneriteti konstruktiv” me vendet perëndimore.

Pasi nënvizoi se NATO po “përgatitet për luftë me Rusinë”, Fomin tha:

“Në strukturën ushtarake të NATO-s janë vendosur përsëri objektiva në drejtim të përgatitjes për një konflikt të armatosur në shkallë të gjerë dhe intensitet te larte me Rusinë.”

Fomin tha se vitet e fundit në dokumentet e NATO-s mbi strategjinë ushtarake, Rusia përshkruhet si “burimi kryesor i kërcënimit për sigurinë“.

Aleksandr Fomin deklaroi se ata i kanë dërguar NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) 2 projektmarrëveshje me propozimet për garancitë e ndryshme të sigurisë.

“Ne shpresojmë se do të zhvillohen konsultime konstruktive. Ne presim një përgjigje të shpejtë e konkrete nga NATO ndaj propozimeve tona. Ne jemi të gatshëm të fillojmë negociatat në çdo kohë”, përfundoi zv.ministri rus i Mbrojtjes.

Kategoritë
BotaLajme