Zv/presidenti turk nesër udhëton për vizitë dy-ditore në Qipron Veriore

Zv/presidenti turk do të zhvillojë bisedime zyrtare, do të shqyrtojë unazën rrugore të kryeqytetit Lefkoşa Veriore dhe punimet e restaurimit në xhaminë ‘Bilal Agha’, si dhe do të takojë qytetarë në fshatrat Yenierenköy dhe Bafra

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, nesër udhëton për një vizite pune dy-ditore në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv/presidenti turk do të zhvillojë bisedime zyrtare, do të shqyrtojë unazën rrugore të kryeqytetit Lefkoşa dhe punimet e restaurimit në xhaminë ‘Bilal Agha’, si dhe do të takojë qytetarë në fshatrat Yenierenköy dhe Bafra.

Po ashtu pritet që Oktay të takohet me presidentin e TRNC-së, Ersin Tatar dhe kryeministrin Ersan Saner.

Kategoritë
BotaLajme