Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre

Shumica dërmuese – 95 për qind – e njerëzve që jetojnë në Zvicër ndihen përgjithësisht të sigurt, sipas një studimi të ri të sigurisë, transmeton albinfo.ch.

Sidoqoftë, frika e një pandemie, krize ekonomike, sulmi kibernetik dhe situatës politike globale po fitojnë terren dhe shtrirje, por përkundër kësaj, ata prap se prap ndihen në siguri të plotë në shtetin e Zvicrës, shkruajnë mediat zvicerane.

Megjithatë, besimi te qeveria zvicerane dhe institucionet e tjera mbeti i lartë gjatë pandemisë, madje duke u forcuar gjatë vitit të kaluar.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme