Zvicra, nga korriku lejon ngjarjet me 3.000 veta, nga shtatori, me 10.000 veta

Sipas Këshillit Federal, vetëm të shëruarit, të vaksinuarit dhe ata që kanë rezultuar negativë lejohen të marrin pjesë në ngjarje

Aktivitetet e mëdha do të jenë të mundshme përsëri duke filluar nga vera, falë vaksinimeve. Por, Këshilli Federal planifikon që për t`u realizuar kjo, t’u ofrojë organizatorëve planifikimin e sigurisë.

Kantonet duhet të jenë në gjendje të miratojnë  deri nga fundi i majit aktivitetet që do të mbahen pas 1 korrikut, është bërë e ditur në konferencën për media që po mbahet edhe në këto momente në Bernë

Sipas Këshillit Federal, vetëm të shëruarit, të vaksinuarit dhe ata që kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus lejohen të marrin pjesë në ngjarje. Përveç kësaj, në ato ngjarje duhet të zbatohen koncepte të rrepta të mbrojtjes.

Për ta testuar këtë, Këshilli Federal ka propozuar një fazë pilot. Nga fillimi i qershorit deri në fund të qershorit 2021, kantonet duhet të jenë në gjendje të miratojnë zbatimin e tri aktiviteteve pilot të zgjedhura me një minimum prej 300 dhe një maksimum prej 600 personash, transmeton albinfo.ch.

Qëllimi i këtyre ngjarjeve është të testojnë, ndër të tjera, sesa janë testet e praktikueshme në hyrje dhe se si mund të sigurohet kontrolli i vaksinimit, provave dhe rekordeve të rikuperimit.

Më tutje, Këshilli Federal propozon:

Nëse situata epidemiologjike nuk lejon që të mbahen aktivitetet si janë planifikuar, organizatorët e ngjarjeve të miratuara do të kompensohen, transmeton albinfo.ch. Në mënyrë që kjo e ashtuquajtur “ombrellë mbrojtëse” të hyjë në fuqi, ngjarjet në fjalë duhet të arrijnë një numër vizitorësh prej të paktën 1000 njerëzish në ditë, numër që shkon përtej kufijve të kantonit.

Organizatori do të mbulonte vetë 30,000 franga prej kostos së pambuluar për çdo aktivitet. Nga pjesa tjetër ai do të paguante vetëm 20%.

Kantonet dhe Qeveria Federale do të paguajnë një maksimum prej pesë milionë frangash të kostove të pambuluara për një ngjarje konkrete.

Për ngjarjet që do të mbahen pas 1 korrikut, duhet të llogariten (dhe lejohen) deri në 3,000 pjesëmarrës  ndërsa pas 1 shtatorit lejohen edhe deri në 10,000 njerëz. Kantonet mund të lëshojnë lejet përkatëse duke filluar nga fundi i majit.

Kantonet dhe federatat e sektorëve përkatës kanë kohë deri më 10 maj për të dhënë mendimin e tyre mbi propozimet e qeverisë, si pjesë e një konsultimi.

Kategoritë
BotaLajme