Zyrtare: Fabinho zgjat kontratën me Liverpool

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare deri më 2026.

Braziliani u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e kontratës.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar një kontratë të re me klubin”, tha Fabinho për faqen zyrtare të Liverpool.

“Që nga fillimi i bisedimeve unë isha vërtet pozitiv në lidhje me të, sepse ishte ajo që doja – të qëndroja në këtë klub, të vazhdoja të luaja për Liverpoolin. Tani kjo është zyrtare dhe unë jam vërtet i lumtur”.

Kategoritë
LajmeSport