Zyrtare: Portieri Mike Maignan nënshkruan për Milanin

Milani e ka zyrtarizuar transferimin e portierit francez, Mike Maignan, i cili do t’i bashkohet klubit nga 1 korriku 2021.

Ai ka ardhur nga Lille duke nënshkruar me Rossonerët deri në vitin 2026 dhe do ta bartë fanellën me numrin 16.

I lindur në vitin 1995, Maignan si i ri ka qenë pjesë e Paris Saint-Germainit, ndërsa te Lille u transferua në verën e vitit 2015.

25-vjeçari regjistroi më shumë se 180 paraqitje për kampionin e ri francez duke e fituar titullin e Ligue 1 këtë edicion.

Njëherësh ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Francës dhe ka debutuar për ekipin kryesor në tetor 2020, ndërsa është pjesë e skuadrës së Les Bleus për ‘Euro 2020′.

Kategoritë
Lajme