Zyrtarët britanikë të Mbrojtjes thonë se trupat ruse kanë avancuar 30 km afër qendrës së Kievit

Nata po bie në Kiev pas ditës së tretë të luftimeve në të gjithë Ukrainën.

Qyteti ka qenë nën një shtetrrethim të vendosur nga kryebashkiaku Vitali Klitschko që nga ora 17:00 me orën lokale (15:00 GMT) – ai shkroi në Twitter se çdo civil që gjendet në rrugë pas kësaj kohe “do të konsiderohet anëtar i grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se trupat ruse kanë avancuar brenda 30 km (19 milje) nga qyteti, raporton bbc, transmeton Gazeta Express.

Por presidenti Volodymyr Zelensky mbetet në qytet dhe ka lëshuar mesazhe sfiduese nga zyra e tij.

Kategoritë
BotaLajme