Zyrtarët turq dhe amerikanë do të zhvillojnë bisedime politike në Ankara

Zëvendësshefi i diplomacisë turke do të takohet me homologen amerikane të enjten

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë dhe homologia e tij amerikane është planifikuar të takohen të enjten në kryeqytetin turk Ankara, sipas një deklarate zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se Sedat Önal dhe Wendy Sherman do të mbajnë konsultime politike.

Dy zyrtarët e lartë pritet t’i diskutojnë marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare gjatë takimit.

Kategoritë
BotaLajme