Zyrtarët ukrainas: Spitali i fëmijëve në Mariupol u shkatërrua nga bombardimet e Rusisë

Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se forcat ruse hodhën disa bomba dhe ndanë një foto në Telegram të vendit ku u hodh njëra nga bombat.

Një spital për fëmijë në qytetin ukrainas Mariupol është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse, njoftuan zyrtarët lokalë.

Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se forcat ruse hodhën disa bomba dhe ndanë një foto në Telegram të vendit ku u hodh njëra nga bombat.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, provokoi reagime të ashpra ndërkombëtare dhe çoi në sanksione serioze financiare kundër Moskës.

Të paktën 474 civilë janë vrarë dhe 861 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe më shumë se 2,15 milionë qytetarë janë larguar nga Ukraina.

Kategoritë
BotaLajme