Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka identifikuar Vlahovicin si zgjedhjen e tij të parë për të zëvendësuar ish-kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas “La Repubblica”, Fiorentina është duke u përgatitur për të parë yllin e tyre që largohet nga klubi dhe është gati të pranojë një ofertë prej 58 milionë funtesh nga londinezët.
Vlahovic, 21 vjeç, konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë në futbollin botëror, me një numër skuadrash kryesore evropiane që ndjekin rritjen e tij si sulmues, përcjellë KosovaPress.
Ai është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 20 paraqitje.
Edhe pse “La Viola” është gati të shesë, Arteta do të duhet të bindë Vlahovicin se “Gunners” janë destinacioni i duhur për sulmuesin ambicioz.
Trajneri spanjoll është i etur për të mbyllur marrëveshjen, me Aubameyang të vendosur të largohet nga kryeqyteti dhe Alexandre Lacazette që është në vitin e fundit të kontratës së tij.