​ASK për grevën e SBASHK-ut: Të shikohet interesi i nxënësve, ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër

Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar vitin shkollor 2021-2022, ndërsa sfidë për sistemin parauniveristar mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komuna. Kështu tha kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini gjatë raportimit të tij para anëtarëve të Komisionit për Arsim ku së bashku diskutuan për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. Ai përmendi edhe grevën e SBASHK-ut për të cilin tha se duhet të shikohet interesi i nxënësve pasi ky vit shkollor është dëmtuar mjaftueshëm.

Samir Shahini tha se Kosova numëron rreth 330 mijë nxënës në sistemin parauniversitar. Në këtë shifër dominojnë për 10 mijë nxënës meshkuj sesa femra. Ai shtoi se në Kosovë vazhdon të jetë e ulët përfshirja e nxënësve në arsimit parashkollor.

Kategoritë
LajmeVendi