1 i infektuar dhe 4 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1 qytetar është infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.120

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.200, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1 qytetar është infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.120.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 64 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.977.888 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.900 ndërsa numri i rasteve aktive është 21.

Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.378 doza të vaksinës. Deri më sot 824.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kategoritë
LajmeShëndetësiVendi