11-vjeçarja përdhunohet nga miku i të atit! 55-vjeçari abuzoi me të miturën kur e gjeti vetëm në shtëpi

Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mik i të atit të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet.

Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.

Astrit Terolli është shoku i babait të viktimës.

Raportohet se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.

Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

55-vjeçari është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij./Top Channel

Kategoritë
LajmeRajoni